​Nesër nis procesi gjyqësor ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

23:26 | 09 Dhjetor 2025
​Nesër nis procesi gjyqësor ndaj Rozeta Hajdarit për rezervat shtetërore

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 10 dhjetorin si datë për fillimin e procesit gjyqësor ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, për rastin e rezervave shtetërore.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitarit, në kuadër të procesit hetimor, shkruan KP.

Seanca gjyqësore do të nisë nga ora 09:30.

Komento: