Nesër nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 7 qershorit

00:05 | 28 Maj 2026
neser-nis-zyrtarisht-fushata-per-zgjedhjet-e-7-qershorit

Kosova hyn të enjten zyrtarisht në fushatë për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, procesi i tretë zgjedhor që vendi zhvillon brenda një viti e gjysmë, pas krizës politike të krijuar nga dështimi i Kuvendit për të zgjedhur presidentin e ri.

Subjektet kryesore politike kanë paralajmëruar aktivitetet hapëse të fushatës në disa qytete të Kosovës.

Sipas kalendarit zgjedhor, fushata do të zgjasë deri më 6 qershor, vetëm një ditë para votimit.

Komento: