Vërshimet, nesër nuk mbahet mësim në katër shkolla të Skenderajt.
Nesër nuk do të mbahet mësimi në katër shkolla të Skenderajt, si pasojë e vërshimeve që kanë lënë dëme të mëdha.
Këtë e bëri të ditur Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku.
“Mësimi nuk do të mbahet në shkollat: Gjimnazi “Hamëz Jashari”, ShMLP “Anton Çetta”, Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë dhe Shfmu “Bashkim Sadiku” në Tushilë, të cilat për shkak të dëmeve të mëdha nga përmbytjet nuk kemi arritur ende t’i kthejmë në gjendje normale”, ka shkruar Duraku në Facebook.
Ndërkohë, në shkollat tjera do të mbahet mësim i rregullt.