Nesër organizohet protestë e madhe në Tiranë

21:30 | 11 March 2022

Ngritja e çmimeve ka sjellë shumë pakënaqësi.

Nesër në orën 11:00 qytetarë nga e gjithë Shqipëria do të mblidhen në sheshin “Skënderbej” për të marshuar më pas drejt Kryeministrisë, ku do të kërkojnë uljen e çmimit të naftës dhe produkteve të tjera.

Ndërkohë, në Kryeministri kanë marrë masa, duke e blinduar dyert me veshje metalike, për t’i paraprirë ndonjë sulmi të dhunshëm nga qytetarët.

Vetë kryeministri Rama ndodhet në Turqi, por në një postim në rrjetet sociale ka akuzuar se në protestë nuk ka dalë populli, por njerëz që janë shtyrë nga persona politikë për të bërë zhurmë dhe rrëmujë.

Për 3 ditë me radhë qytetarët kanë dalë pothuajse në të gjitha qytetet për të protestuar, teksa ka patur edhe përplasje me policinë për shkak të bllokimit të rrugëve.

Komento: