Nesër përkujtohet Masakra e Reçakut

18:07 | 14 Janar 2022

Masakra e Reçakut do të përkujtohet nesër.

Kryeministria ka njoftuar se krerët shtetërorë do të vizitojnë Kompleksin Memorial të Reçakut në përkujtim të 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Siç ka bërë të ditur kryeministria, kryeministri Albin Kurti, presidentja
Vjosa Osmani dhe kryekuvendari Glauk Konjufca do realizojnë homazhet në Reçak nga ora 10:00, shkruan lajmi.net.

Pjesë e homazheve do të jetë edhe ambasadori i ri amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, sipas kryeministrisë.

Më tej, në ora 11:00 krerët shtetërorë do të kryejnë ceremoni përkujtimore në nder të 23-vjetorit të Masakrës së Reçakut.

Në ora 13:00 udhëheqësit institucional do jenë prezent në një ekspozitë kolektive me fotografi të Masakrës së Reçakut tek Biblioteka Kombëtare në Prishtinë.

Më 15 janar të 1999-ës, 45 shqiptarë nga Kosova në fshatin Reçak u masakruan nga forcat serbe.

Komento: