
LDK e VV duket se e kanë gjetur rrugën e përbashkët për marrëveshjen e koalicionit.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nesër do të nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëqeverisje.
Kështu thonë burime të KosovaPress-it, sipas së cilave të dy subjektet politike kanë bërë lëshime.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës të hënën do të mbaj seancë ku do të votohet qeveria e re.
Në kuadër të marrëveshjes finale, pritet që Glauk Konjufca të jap dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit, pozitë kjo që do t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës në bazë të marrëveshjes paraprake.