Nesër pritet t’i jepet lamtumira e fundit Hamide Magashit, familja e 35 vjeçares hap dyert për ngushëllime

13:50 | 01 December 2022

Hamide Magashi pritet të varroset nesër, familja e 35 vjeçares hap dyert për ngushëllime.

Familja e Hamide Magashit, 35 vjeçares që u vra nga bashkëshorti kanë hapur dyert për ngushëllime.

Familjarë, miq e të afërm, u panë teksa po hynë në oborrin e kësaj familje për të shprehur ngushëllime.

Ibush Syla nip i familjes Marashi tha se familja e të ndjerës është duke e përjetuar rëndë rastin.

Ai ka bërë të ditur se varrimi i të ndjerës pritet të bëhet nesër pasi që po presin familjarë nga Gjermania.

“Jam nip i tyre, rastin e kemi përjetuar rëndë. Më rëndë më nuk ka, dy vrasje janë bërë aty. Kufomën ende nuk e kanë sjellë, janë duke i prit edhe disa familjarë nga Gjermani, dhe nesër besoj se do të varroset e ndjera”, tha ai për EO.

Ajo u vra të mërkurën para objektit të Klinikës Gjinekologjike nga, ish-burri i saj Sokol Halili.

E ndjera kishte urdhër për mbrojtje nga Gjykata Themelore e Ferizajt deri në mars të 2023.Policia ka njoftuar se i kanë kontrolluar disa lokacione por që i njëjti akoma nuk është kapur.Gjykata Themelore në Ferizaj ka lëshuar një komunikatë për media, pasi të mërkurën në oborrin e QKUK-së, Sokol Halili dyshohet se ka privuar nga jeta tani të ndjerën gruan shtatzënë Hamide Magashi, 35-vjeç.

Komento: