Nesër promovohet libri “Bir i Atdheut”

16:25 | 09 January 2019

Të enjten, më 10 janar 2019, në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, duke filluar në orën 12:00 promovohet libri i Mehmet Hajrizit, “Bir i Atdheut”, kushtuar Dëshmorit të Kombit, Naser Hajrizi.

Libri, nëpërmjet një rrëfimi autentik, paraqet zhvillimet historike të fillimit të viteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar në Kosovë dhe jetën e veprën e dëshmorit, Naser Hajrizi, i rënë në ballë të demonstratës së 2 prillit 1981, në qendër të Prishtinës, së bashku me shokun e idealit, Asllan Pirevën.

Autor i librit është veprimtari i njohur i çështjes kombëtare, Mehmet Hajrizi.

Komento: