Neser në Shqipëri opozita do të organizojë një protestë.
Pas zgjedhjeve të 30 qershorit, opozita bëhet gati që ditën e nesërme të organizojë një tjetër protestë kombëtare në orën 20:00 të mbrëmjes.
Policia e shtetit ka nisur përgatitje që këtë të diel për të siguruar mbarëvajtjen e protestës. Bëhet me dije se në protestën e nesërme do të jenë rreth 1200 forca policia që do të dalin në terren përballë protestuesve.
Policët do të vendosen para kryeministrisë si dhe godinës së parlamentit, aty ku pritet që protestuesit të vendosen.
Në përbërje të organizimit policor do të jenë dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë (FNSH si dhe Garda e Republikës), shkruajnë mediet shqiptare.
FNSH do të qëndrojë larg protestuesve dhe është e gatshme për të ndërhyrë nëse situata përshkallëzohet.
Gjithashtu organet ligjzbatuese kanë vënë në gatishmëri masat për sistemimin e një dere të blinduar në hyrjen ballore të godinës së kryeministrisë si dhe një sërë barrierash hekuri që janë vendosur që këtë të diel.
Kujtojmë se nesër shënohet protesta e 10 kombëtare e opozitës, e cila vijon të kërkojë rrëzimin e Ramës dhe hapjen rrugë të një qeverie transitore.