Nesër do të protestohet në Gjakovë.
Protesta do të mbahet në parkun e qytetit “Nënë Tereza” dhe do të filloj në orën 11:00 e për qëllim ka lirimin sa më të shpejtë të ish-ushtarit të UÇK-së, Tomor Morina.
Kjo protestë është organizuar nga shoqatat e dalura nga lufta, veteranët, familjet e dëshmorëve dhe martirëve dhe grupi i tfiozëve “KuqeZinjtë e Jakovës”.
“Tomori rrezikoj lirinë e tij për lirinë tonë, ne e duam lirinë e tij sepse atëherë liria ka kuptim”, është motoja e kësaj proteste.
Tomor Morina është prangosur në kufirin e Bllacës në Maqedoni të Veriut, me fletëarrest të Serbisë dhe po mbahet në paraburgim ndërsa Serbia ka bërë kërkesë për ekstradim të tij.
“Sa më shumë që marrin pjesë në protestë, aq më shumë ju bëjmë me dije se kjo duhet të jetë hera e fundit që luftëtarët tanë, ndalohen ose prangoset me akuza të Millosheviqit”, thuhet në kumtesën për protestë ku bëhet thirrje për protestë masive.