Të hënën protestë në Pejë .
Qytetarët e Pejës kanë paralajmëruar protestë të hënën, si shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve në ndërtimin e laurës në Grykë të Rugovës.
Sipas një njoftimi dërguar medieve, me datën 08 prill 2019 në qendrën e qytetit të Pejës duke filluar nga 12:00 do të organizohet protestë masive.
“Komuniteti i zonës së Rugovës dhe qytetarët e Pejës në përkrahjen e shoqërisë civile kanë organizuar këtë protestë shenjë pakënaqësie për veprimet e institucioneve tona në ndërtimin e laurës (Rampes) në Grykën e Rugovës pa diskutime paraprake dhe pa ditur se për çka po ndërtohet kjo Laurë, që banorët e zonës e shohin si kufizim të zhvillimit të kësaj zone dhe qasje të lirë të qytetarëve të Kosovës në këtë zonë turistike”.
“Vlerësojmë shumë kontributin tuaj në përcjelljen e kësaj proteste! Për detaje të tjera mund të kontaktoni në 049111408”, thuhet në njoftim.
Duhet kujtuar se punimet të cilat kishin filluar të premten për ndërtimin e kësaj laure, u ndërprenë shkaku i kundërshtimeve nga ana e banorëve.
Ata kanë dëmtuar tullat e vendosura për gurthemelin e laurës, si dhe i kanë ndezur thasët e çimentos.
Drejtori i Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina, të premten në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se kjo laurë ka për qëllim ndalimin e dukurive negative siç janë prerja e pyjeve dhe se assesi nuk bëhet fjalë për vendose të taksës për qytetarët.