Nesër protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër protestë në Prishtinë kundër rritjes së çmimit të rrymës

21:38 | 04 April 2025
neser-proteste-ne-prishtine-kunder-rritjes-se-cmimit-te-rrymes

Të shtunën, më 5 prill 2025, në Prishtinë do të mbahet një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila pritet të ketë një ndikim të rëndë për qytetarët dhe bizneset.

Aktivistët dhe qytetarët do të mblidhen në sheshin “Skënderbe”, duke filluar nga ora 15:00, për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 15% të tarifave të energjisë elektrike.

Luan Hasanaj, organizatori i grupit “Asnjë Cent më Shumë”, ka bërë thirrje për mbështetje të gjerë nga qytetarët dhe bizneset.

Ai ka kërkuar që të gjitha bizneset, në shenjë solidarizimi, të mbyllin lokalet e tyre për një orë, nga ora 15:00 deri në 16:00.

Komento:
loading