Nesër proteston Lista Serbe – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër proteston Lista Serbe

20:37 | 31 Janar 2019

Lista Serbe thërret protestë për nesër duke kundërshtuar “Aneksimin e Mitrovicës së Veriut”.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, ka ftuar që gjithë qytetarët që nesër të bëhen pjesë e një proteste para zyrave të Bashkimit Evropian dhe të EULEX.

Me anë të kësaj proteste ata do të kundërshtojnë “Aneksimin e Mitrovicës së Veriut”, shkruan Blic.rs, transmeton Klan Kosova.

Simiq ka thënë se Prishtina ka paralajmëruar aneksimin e Mitrovicës së Veriut dhe gjithë pjesës veriore.

Ai ka thënë se Lista Serbe do t’ju japë përkrahje të gjitha protestave dhe ka thirrur qytetarët që të jenë paqësorë nesër në orën 12:00 për siç ka thënë për të kundërshtuar planet e përfaqësuesve politikë shqiptarë.

Komento: