Nesër seanca konstituive e Kuvendit, Dimal Basha i thërret në takim krerët e partive

12:51 | 10 Shkurt 2026
Dimal Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes Jashari dhe të gjithë ushtarët e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ftuar në takim krerët e subjekteve politike pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën konstituive të legjislaturës së dhjetë.

Ky takim i Bashës me përfaqësuesit e partive do të fillojë në orën 17:00, dhe ka për qëllim përgatitjet për seancën e nesërme, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.

Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit, për nesër, 11 shkurt, në orën 12:00.

Presidenca ka njoftuar se vendimi për këtë datë është marrë pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare dhe duke marrë parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimin e buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare të përfaqësuara në Kuvend dhe duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11 shkurt 2026, në orën 12:00”, thuhet në njoftim të Presidencës.

Caktimi i seancës u bë një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Komento: