Nesër shkon në Hagë një ish zyrtar i UÇK-së – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nesër shkon në Hagë një ish zyrtar i UÇK-së

14:05 | 02 Shkurt 2019

Një zyrtar i ulët i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), nga Rajoni i Dukagjinit nesër shkon në Hagë.

Nesër në mëngjes për në Hagë niset njëri prej ish-zyrtarëve të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës për rajonin e Dukagjinit.

Bëhet fjalë për një zyrtar jo të nivelit të lartë të UÇK’së. I njëjti pasluftës kishte pasur probleme me Familjen Zemaj
Një zyrtar i G2 në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pritet të niset nesër për në Hagë.

Burime të Gazetës Express kanë treguar se ish-zyrtari i UÇK’së kishte pasur pozita në Zonën Operative të Dukagjinit.

I njëjti person aktualisht është pjesë e një bordi. Ndërsa, nuk e ka hapur telefonin për të konfirmuar ose mohuar shkuarjen e tij në Hagë.

Ndërkohë, deri më tash, nga Gjykata Speciale janë intervistuar disa prej zyrtarëve të lartë të UÇK’së, në mesin e të cilëve është edhe Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku.

Gjykata Speciale është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, i është caktuar selia në Hagë, dhe merret me zbardhjen e krimeve të luftës, vrasjeve politike dhe krimeve tjera, që kanë ndodhur gjatë fundit të luftës dhe fillimit të paqes, përkatësisht viteve 1988-2000.

Komento: