Nesër shpallet referendumi

19:19 | 24 November 2019

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta shpall nesër referendumin.

Presidenti Ilir Meta pritet që të hënën, ashtu sikurse ka njoftuar vetë, të bëjë publike propozimet e tij për zhvillimin e nje referendumi.

Zyra e shtypit e kreut të shtetit nuk jep asnjë detaje mbi përmbajtjen e këtyre propozimeve madje as orarin se kur Ilir Meta do të dalë për t’i publikur ato. Vetë kreu i shtetit deklaroi një ditë më parë se janë bërë 21 vjet që klasa politike nuk nxjerr ligj për zhvillimin e një referendumi, sepse kërkon, sipas tij, të pengojë ushtrimin e demokracisë direkte.

Zëdhënësi i kreut të shtetit ka deklaruar në postime të njëpasnjëshme se Presidenti do t’i përgjigjet me protesta ndryshimeve kushtetuese të synuara nga mazhoranca. Tedi Blushit ka lajmëruar se “në 8 Dhjetor Presidenti ka thirrur një tubim në Qytetin Studenti”, tubim që sipas tij do të shënojë nisjen e dialogut me Shqipërinë.

Po të hënën, dhe Kryeministri Rama siç ka lajmëruar do të bëjë publike nismë ligjore për të luftuar bandat e krimit të organizuar si dhe prokurorët dhe gjyqatarët që po i ndihmojnë ata në ditët e fundit përpara daljes përpara Vettingut./tvklan.

Komento: