Nesër varrosen motër e vëlla, që u vranë në Gjilan

00:13 | 11 Tetor 2026

Egzon dhe Nafije Bugujevci nesër do të përcillen për në banesën e fundit.

Motër e vëlla u vranë dje në Livoç të Gjilanit, nga bashkëshorti i Nafijes.

Fshati i tyre, Pozherani, ka njoftuar se varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër në orën 15:40.

Ky është njoftimi i plotë:

Me dhimbje të thellë dhe pikëllim të madh, njoftojmë të gjithë familjarët, miqtë dhe dashamirët se janë ndarë nga jeta motër e vëlla:

EGZON BUGUJEVECI

NAFIJE BUGUJEVECI

Varrimi i të ndjerëve do të bëhet nesër, më 11 tetor 2026 (e diel), në ora 15:40, në Xhaminë e Pozheranit.

Në këto momente të rënda pikëllimi, ndajmë dhimbjen me familjen Bugujevci dhe të gjithë të afërmit.

Zoti i shpërbleftë me Xhenet dhe familjes u dhëntë sabër e forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.

Të pikëlluar: Familja Bugujevci.

U prehshin në paqen dhe mëshirën e Zotit.

Komento: