Nesër vdryshojnë temperaturat, bëhet më ftohtë

22:47 | 24 Dhjetor 2018

Temperaturat nesër në Kosovë pritet të pësojnë ndryshime, ku pritet të ketë ulje të temperaturave.

Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por i ftohtë.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-7m/s.

Edhe gjatë ditëve në vijim pritet të ketë rënie të temperaturave ku pritet të ketë edhe reshje bore.

Komento: