Mesfushori i Empolit, Rade Kruniç pritet të kryejë testet mjekësore të tij te Milanit të martën.
Kruniç ka rënë dakord për një transferim prej 8 milionë eurosh në San Siro dhe Milan News njofton se do të nënshtrohet teste mjekësore nesër në mëngjes, përcjell ORAinfo.
25-vjeçari shënoi pesë gola dhe siguroi gjashtë asistime në 33 ndeshje të Serie A për Empoli sezonin e kaluar.
Ai pritet të jetë një nga disa shtesa në mesfushë, pasi Marco Giampaolo ka në plan të rifreskojë mesfushën te Rossonerët./ORAinfo/