Gjatë dy ditëve të ardhshme në gjithë vendin tonë do të ketë reshje të shiut.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 7m/s. Nga dita e premte siç kemi parashikuar ditë më parë, do të regjistrohen temperatura të larta, për të arritur gjatë vikendit deri 29 gradë Celsius.