Nestës i ndodh më e keqja

16:44 | 21 Maj 2019

Perugia, thuhet se do të shkarkojë trajnerin dhe ish-mbrojtësin e Italisë, Alessandro Nesta, pas eliminimit të tyre nga ndeshjet e Serie B.

Perugia humbi 4-1 në Verona pas kohës shtesë të shtunën dhe Sportitalia shkruan se Nesta është në prag të largimit nga puna, përcjell ORAinfo.

Ish- legjenda e Milanos dhe Lazio-s kishte festuar kohët e fundit një vit në krye të skuadrës së Umbrian, edhe pse vendi i tyre në playoffs erdhi vetëm si rezultat i zbritjes së Palermos në Serie C.

Corriere dell’Umbria shkruan se fituesi i Kupës së Botës 2006, Massimo Oddo është rreshtuar për ta zëvendësuar atë./ORAinfo/

Komento: