Netanyahu i bindet Trumpit për Libanin

11:25 | 10 Prill 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump raportohet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu të ngadalësojë sulmet izraelite ndaj Libanit pasi po rrezikonte armëpushimin e brishtë me Iranin.

Sipas NBC News, duke cituar një zyrtar të lartë të afërt me Trumpin, kërkesa erdhi gjatë një bisede telefonike, pak pasi Netanyahu kishte premtuar publikisht se do të vazhdonte sulmet ndaj Libanit.

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance deklaroi dje se Izraeli kishte rënë dakord të “kontrollonte veprimet e tij” në lidhje me Libanin për të ndihmuar negociatat me Iranin, shkruan timesofisrael.

Megjithatë, dje u regjistrua fushata e bombardimeve më e madhe izraelite në Liban që nga fillimi i luftës me Iranin, pa ndonjë tregues se Jerusalemi kishte rënë dakord të tregonte përmbajtje.

Presidenti iranian: Nëse vazhdojnë sulmet në Liban, negociatat bëhen të pavlefshme

Ndërkohë, Forcat Ajrore Izraelite kanë vazhduar bombardimet ndaj Libanit, megjithëse me një intensitet pak më të ulët se dita e mëparshme.

Në një përditësim këtë mëngjes, Ushtria Izraelite (IDF) njoftoi se kishte goditur depot e armëve, lëshuesit e raketave dhe selitë e Hezbollahut në jug të Libanit.

Izraeli dhe SHBA-ja kanë pretenduar se Libani nuk mbulohet nga armëpushimi me Iranin, ndërsa Teherani dhe ndërmjetësit pakistanezë kanë insistuar për të kundërtën. /Telegrafi

Komento: