Netanyahu: Regjimi iranian s’duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore, falënderoj Trumpin për udhëheqjen historike

11:15 | 28 Shkurt 2026
netanyahu:-regjimi-iranian-s’duhet-te-jete-i-armatosur-me-arme-berthamore,-falenderoj-trumpin-per-udheheqjen-historike

Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se Izraeli dhe SHBA-ja kanë kryer një operacion “për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran”.

“Vëllezër e motra, qytetarë të Izraelit, pak kohë më parë, Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nisën një operacion për të hequr kërcënimin ekzistencial që paraqet regjimi terrorist në Iran. Falënderoj mikun tonë të madh, presidentin Donald Trump, për udhëheqjen e tij historike”, deklaroi fillimisht kryeministri izraelit.

“Për 47 vjet, regjimi i ajatollave ka thirrur ‘Vdekje Izraelit,’ ‘Vdekje Amerikës’. Ai ka derdhur gjakun tonë, ka vrarë shumë amerikanë dhe ka masakruar popullin e vet. Ky regjimi vrastar terrorist nuk duhet të jetë i armatosur me armë bërthamore që do t’i lejonin atij të kërcënonte gjithë njerëzimin”, shtoi ai.

Veprimi i përbashkët SHBA-Izrael synon t’i japë popullit iranian mundësinë të vendosë për fatin e tij dhe të çlirohet nga tirania.

“Ka ardhur koha që të gjitha komunitetet e popullit iranian – persët, kurdët, azerezët, baluçët dhe ahvazët – të heqin tiranët dhe të krijojnë një Iran të lirë dhe paqësor”, shtoi lideri izraelit.

Netanyahu u kërkon qytetarëve të Izraelit të ndjekin udhëzimet e Komandës së Frontit të Brendshëm gjatë Operacionit “Gërmimi i Luanit”, duke treguar qëndresë dhe guxim.

Ai thekson se bashkimi dhe solidariteti do të sigurojnë përjetësinë e Izraelit.

Ndryshe, presidenti amerikan, Donald Trump ka konfirmuar sulmet e përbashkëta ndaj Teheranit.

Komento: