
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë izraelite të sulmojë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban, tha zyra e tij në një deklaratë.
Sulmet vijnë pavarësisht një zgjatjeje tre-javore të armëpushimit Izrael-Liban që presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të enjten. Netanyahu ka këmbëngulur që Izraeli ka liri veprimi për të goditur atë që e sheh si kërcënim që vjen nga Hezbollahu.
Sipas Ministrisë së Shëndetit Publik libanez, sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën gjashtë persona të shtunën. Katër u vranë në një sulm në qytetin Yahmar Al-Shaqif, tha ministria, ndërsa dy të tjerë u vranë në Safad al-Batikh.
Ndryshe, luftimet e vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut rrezikojnë një armëpushim tashmë të brishtë dhe ngrenë pyetje nëse Trump do të jetë në gjendje të presë Netanyahun dhe presidentin libanez Joseph Aoun në Shtëpinë e Bardhë për atë që do të ishte një takim historik. /Telegrafi/