Pas dy muajsh që nga lansimi i peticionit për pranim të Kosovës në platformën Netflix, Kosova është shtuar në listën e shteteve me kodin telefonik +383 në platformën më të madhe digjitale kinematografikeLajmin e ka bërë të ditur inicuesi i peticionit, Sovran Hoti.
“Nuk u deshtën 200 mijë, me 37 mijë nënshkrime dhe rreth 2 muaj, Netflix e dëgjoi thirrjen tonë” ka shkruar Hoti në Facebook.
Para dy muajsh, Sovran Hoti kishte nisur një peticion “Add Kosovo as a country in Netflix” si formë për të njohur sovranitetin e Kosovës në këtë platformë.Deri tash, Kosova në platformën më të madhe në botë të filmave dhe shfaqjeve televizive ‘Netflix’, konfiguronte si pjesë e Serbisë.
Kur qytetarët e Kosovës lidhen në ‘Netflix’, vendndodhja e tyre duket sikur të ishin në Serbi, edhe pse ata përdorin platformën nga Republika e Kosovës.
Përveç kësaj qasja nuk mund të verifikohej as me numrin e telefonit me prefiksin e Kosovës, për shkak se Kosova nuk shfaqej në listën telefonike.