Kuvendi i Kosovës orë me parë ka votuar tri projektime të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri.
“New York Times” i ka kushtuar një artikull ushtrisë së re të Kosovës.
Parlamenti i Kosovës sot ka miratuar në mënyrë dërrmuese formimin e një ushtrie nga forcat e saj të sigurisë, një veprim që ka hasur në kundërshtim NATO-s dhe Serbisë fqinje, e cila tha se do të kërcënonte paqen në rajonin e Ballkanit të shkatërruar nga lufta.
107 deputet, nga 120 sa ka kuvendi i Kosovës, votuan në favor të miratimit të tre projektligjeve për ta kthyer Forcën e Sigurisë së Kosovës në 4,000 anëtarë në një ushtri të armatosur lehtë, shkruan “New York Times”.
Ky veprim ishte mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, tha në një intervistë me Radio Televizionin e Kosovës në Uashington javën e kaluar se “është e natyrshme që Kosova si një vend sovran dhe i pavarur të ketë një aftësi të vetëmbrojtjes”.
Por, Shtetet e Bashkuara theksuan se procesi do të kërkonte një dekadë për t’i kthyer forcat e sigurisë në një ushtri të gatshme për luftime.
Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, kishte paralajmëruar Prishtinën, kryeqytetin e Kosovës, se vendi do të “ndeshej me pasoja serioze”.
Pas votimit, tha në një deklaratë në Twitter: “Më vjen keq që vendimi për të nisur një ndryshim të mandatit të Forcës së Sigurisë së Kosovës është bërë pavarësisht shqetësimeve të shprehura nga NATO. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që vendimi i sotëm nuk do të rrisë më tej tensionet në rajon “.
Ai shtoi se Këshilli Atlantik, organi vendimmarrës i NATO-s, do të duhet të “rishqyrtojë nivelin e angazhimit të NATO-s me Forcën e Sigurisë së Kosovës”.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se formimi i një ushtrie në Kosovë shkoi kundër përpjekjeve për stabilitetin në Ballkanin e paqëndrueshëm, sipas The Associated Press.
“Serbia do të përpiqet të vazhdojë rrugën e paqes dhe stabilitetit, rrugën e prosperitetit”, tha Brnabiq duke shtuar se “ne duhet të ulemi dhe të flasim për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë”.
“Sot nuk është dita që kontribuon në bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon”, deklaroi ajo.