‘New York Times’ shkruan për takimet e fshehta të biznesmenit shqiptar me Vesellinoviqin në malet e Serbisë

13:29 | 10 Dhjetor 2021

‘New York Times’ shkruan për takimet e fshehta të Vesellinoviqit dhe Beqirit në malet e Serbisë

Për aktivitetet ilegale të Zvonko Vesellinoviqit, udhëheqësit të krimit të organizuar në veri të Kosovës, ka shkruar edhe gazeta prestigjoze amerikane “New York Times”. Më 2011, “NYT” shkruante për lidhjet e Vesellinoviqit me Mentor Beqirin, një sipërmarrës shqiptar nga Mitrovica. Paparaci sjell shkrimin e plotë të botuar në gazetën amerikane më 24 tetor, 2011.

Për tre muaj, ky qytet i rrënuar i minierave ka qenë një pikë e nxehtë e tensioneve Etnike-Ballkanike, mjaftueshëm sa për të nxitur dislokime të reja të paqeruajtësëve të armatosur, NATO-s e po ashtu edhe veprime nga BE-ja për të ngadalësuar përpjekjen e shumëkërkuar të Serbisë për anëtarësim.

Në rrethimin e gjatë me barrikadat e improvizuara, serbët hodhën gurë drejt shqiptarëve në anën tjetër të lumit Ibër dhe këtë verë, burrat me pantallona të shkurtra dhe atlete hodhën bomba në një stacion të kontrollit kufitar, duke ngjallur kështu frikën e fuqive perëndimore se kjo përleshje etnike mund të dalë jashtë kontrollit në veriun e shtetit të Kosovës.

Siç ndodhë jo rrallë herë në këtë rajon të vobektë, e vërteta është e komplikuar. Në këtë rast, autoritetet thonë se një përpjekje e agravuar për të mbrojtur një operacion profitabil të kontrabandimit të naftës, është kthyer në një episod ndërkombëtar, i cili ngjall kujtime tmerruese të masakrës etnike në Ballkanin e viteve të 90-ta.

Por, me tregtinë që vlerësohet se mund të arrijë deri në 100 milionë dollarë në vit, shumë vëzhgues pohojnë se kjo në fakt ka nxitur një lehtësim etnik të tensioneve të ndërtuara rreth rrugëve të kontrabandimit që përshkojnë këtë territor të ndarë.

“Përkatësia etnike nuk luan rol kur bëhet fjala për paratë”, tha Johan van Vreeswjik, prokurori i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë për tre vite me radhë. “Nëse serbët dhe shqiptarët mund të bëjnë para nga krimi, ata do të krijojnë një sipërmarrje të përbashkët”.

Urrejtja vazhdon në Mitrovicën e ndarë, por, sipas disa policëve lokal dhe vëzhguesve ndërkombëtar, urrejtja nuk është shkaktari i vërtetë i protestave aktuale në kufi. Në vend të kësaj, ata fajësojnë Zvonko Veselinoviq-in, një serb ky në të 30-tat e tij me kokë të rruar, një shikim të tharë e me një fuqi të mjaftueshme që disa njerëz, në restauronte serbe, refuzojnë të pëshpëritin emrin e tij.

Në mediat serbe, ai e ka përshkruar veten si një importues të ndershëm të karburanteve dhe si një pronar i një kompanie ndërtimi që nuk ka kontrabanduar asnjëherë as edhe një “litër gaz”. Ndërkaq, mbështetësit e tij këmbëngulin se ai është një kockë turku për Perëndimin, i cili, sipas tyre, demonizon serbët që nuk e pranojnë shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 nga shteti serb. Në korrik, protestuesit serbë, të bindur në mbështetjen e pakusht të Serbisë, ngritën barikada në pikat kufitare, pasi qeveria e Kosovës, e cila dominohet nga etniciteti i shqiptarëve, mori kontrollin mbi inspektimin doganor.

“Si të gjithë serbët në veri të Kosovës, unë nuk njoh asnjë institucion në Republikën e Kosovës,”, tha Z.Veselinoviq në përgjigjen e tij me shkrim ndaj pyetjes: “Nuk ka asnjë rrjet të kontrabandës, qytetarët po protestojnë për të mbrojtur veten, të drejtat dhe shtëpitë e tyre?!”

Sidoqoftë, oficerët vendas të Policisë së Kosovës, diplomatët perëndimorë dhe autoritetet doganorë, thonë se Z.Veselinoviq është mbreti i një biznesi të krimit nëntokësor, i cili është i kërcënuar nga kontrollet doganore, dhe se ai po ashtu ka qenë organizator kyç i një duzine barrikadash që NATO kohët e fundit ka filluar t’i shkatërroj, duke i shpërndarë kështu protestuesit e tërbuar.

Prokurorët e misionit paqeruajtës në Kosovë kanë lëshuar një urdhër arresti ndaj tij, mbi akuzat për kontrabandë dhe evazion fiskal përgjatë këtij viti, dhe thonë se duan ta marrin në pyetje në lidhje me sulmet në postbllokun e po ashtu edhe për vrasjen me snajper të një polici nga Kosova, sipas një hetuesi të rangut ndërkombëtar i cili ka vendosur të flasë në kushte anonimiteti sepse hetimi mbetet konfidencial.

“Kjo është luftë vetëm për një gardh, sepse ata po humbin fitimet e tyre ilegale”, ka thënë Z. van Vreeswjik. “Ata ngrisin zërin për politikën, por kjo ka të bëjë me krimin në një territor të pa ligj”.

Kontrabanda, kjo traditë ballkanase, arriti kulmin e vetë në vitet e 90-ta ku trafikimet me njerëz dhe heroinë, shfrytëzuan kaosin e luftës për të krijuar atë që më vonë do të bëhej i njohur si “Biznesi i Egër”.

Në tre vitet, prej kur Kosova u shkëput nga Serbia për të formuar kshtu një shtet të ri me mbështetjen perëndimore, nafta ka qenë dominante në tregtinë ilegale.

Kosova ka një popullsi prej pothuajse 2 milionë banorësh të etnisë shqiptare, por në veri shifra e banorëve serb tejkalon shifrën e atyre shqiptarë për 55.000, dhe kjo rezultoi në një protestë nga qytetarër serb të Kosovës në vitin 2008, pikërisht kur Kosova shpalli pavarësinë e saj. Disa prej tyre i vunë flakën dy portave doganore dhe kontrollet në këto pika nuk u rivendosën kurrë plotësisht, pavarësisht inspektimeve nga autoritetet ndërkombëtare.

Kështu, kontrabandistët shfrytëzuan rastin duke transportuar naftën pa taksa, nga një rafineri serbe, e duke blerë naftë me gjysmë çmimi për eksport, e më pas ua shitën atë konsumatorëve me 40% zbritje. Sipas zyrtarëve ligjor, bandat serbe, që shpesh punonin me homologët shqiptarë nga Kosovë, e futën karburantin thellë në këtë shtet, duke shitur naftën me cilësi të ulët në pikat e improvizuara të pompave të benzinës.

“Të rinjtë mund të shohin se si të moshuarit fitojnë para. Kjo është mënyra më e shpejtë për të bërë më shumë, dhe pikërisht këtë e krijoi Zvonko”, tha Bestim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës. “Për disa, ky është qëndrimi i fundit”.

Ndërkaq, sipas vendasve dhe hetuesve, Z.Veselinoviq fillet e tij i mori si vëzhgues i urës, duke u bërë pjesë e një grupi që monitoron urën e Ibrit për qytetarët e Kosovës dhe njihej si në person që publikisht ushtronte dhunë, që tek të gjithë morën nofkën si “Puthjet e Kosovës”

Ndërsa ai ngritej në një udhëheqës të fshehtë, qytetarët dhe hetuesit u bënë bashkë dhe rezultoi në arrestimin e tij nga Policia e Kosovës në vitin 2005, me akuzat se i njejti kishte kryer veprën penale vjedhje automjetesh si dhe si një provokues i demonstratave në rrugë.

Sipas një monitoruesi ndërkombëtar, i cili ka dhënë deklaratë në kushte anonimiteti pasi i druhej hakmarrjes ndaj punonjësëve të agjensisë së tij, tha se Z.Veselinoviq ka falsifikuar lidhjet e tij me partitë politike dhe politikanët vendas.

Për të mbrojtur biznesin e kontrabandës, hetuesit thonin se Z.Veselinoviq u përfshi shumë thellë në ndërtimin e barrikadave, duke u paguar kështu protestuesëve deri në 70 dollarë në ditë – një gjë të cilën i njëjti e konsideron si “gënjeshtra më e madhe që kam dëgjuar ndonjëherë”

“Katër nga kamionët e tij të mëdhenj, u panë duke rrëzuar kamerat e mbikëqyrjes pranë urës kryesore”, sipas hetuesve. Në fund të shtatorit, një tjetër kamion bllokoi një rrugë që përdorej si alternativë për kontrabandë dhe që rojet lejonin vetëm personat e caktuar të hynin.

Udhëheqësit serb e përkrahin Z.Veselinoviq, duke thënë se janë fuqitë perëndimore ato që e kanë ekzagjeruar çështjen e kontrabandës për qëllimet e tyre politike dhe se gjithashtu po hedhin baltë mbi udhëheqësit e protestave.

“Ata thonë se unë jam udhëheqës i mafias në veri të Kosovës” tha Milan Ivanoviç, ni fizikant i cili është lider i partisë politike të quajtur Këshilli Kombëtar Serb, njëherit edhe pjesë e një grupi udhëheqësish lokal të ndihmojnë në organizimin e protestave paqësore. “Ata po tentojnë të na diskreditojnë”.

Në anën tjetër, Z.Veselinoviq, këmbëngul se ai dhe familja e tij kishin qenë me pushime në Mal të Zi gjatë të shtënave dhe shpërthimeve të dhunshme, dhe se roli i tij në këtë pjesë ka qenë minimal. “Unë kam marrë pjesë dhe mbështesë vetëm barrikadat”.

Autoritetet perëndimore dhe paqeruajtësit e NATO-s, pohojnë se Z.Veselinoviq paraqet një model të krijimit të solidaritetit etnik, të një lloji.

Autoritetet tutje thonë se ai arriti një marrëveshje me një burrë të cilin policia e ka identifikuar si homologun e tij më pak të fuqishëm shqiptar, Mentor Beqirin, 32 vjeçar, i cili në vitin 2009 u arrestua nga Policia e Kosovës nën akuzën për kontrabandë të naftës, por që më vonë kjo akuzë u largua për shkak të provave të pamjaftueshme.

Sipas hetuesve, të dy këta bashkëpunuan për të shpërndarë naftën e kontrabanduar në të gjithë Mitrovicën e ndarë. Mentor Beqiri, i cili zotëron një zingjir pompash benzine, nuk ka pranuar të intervistohej. Z.Veselinoviq insiston se një bashkëpunim i tillë nuk ka ekzistuar. “Nuk kam kontaktuar kurrë me zotërinë në fjalë”.

Por, sipas një hetuesi, kur Z.Veselinoviq dëshironte të fliste me Beqirin, ata zakonisht takoheshin në ndonjë zonë malore serbe. Një zonë e izoluar ku nuk kishte valë telefoni.

Forcat perëndimore janë mjaft të kujdesshëm për të marr hapa kundrejt Z.Veselinoviq, anipse ai insiston se është “i disponueshëm në çdo kohë dhe se është i gatshëm të mbrojë pafajësinë e tij

Paqeruajtësit e NATO-s dhe Bashkimi Evropian, me trupa nga Franca, Gjermania, Italia e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë arsye të ndryshme për të pasur kujdes të shtuar. Sipas vëzhguesve ndërkombëtar, ndjekësit e tij janë të armatosur, dëshmitarët janë të frikësuar dhe ai është aleat me zyrtarët policor serbë, pasi të njëjtit morën pjesë në pagëzimin e djalit të tij vitin e kaluar.

Presioni, në këtë mënyrë merr forma tjera, si arrestimi i 13-të shoferëve të kamionëve të Z.Veselinoviq muajin e kaluar me dyshimin se të njëjtit kanë hyrë në mënyrë ilegale në Kosovë dhe kanë ndihmuar në montimin e barrikadave.

Kështu, zyrtarët perëndimore shpresojnë që edhe në një mënyrë të koklavitur, tregu i kontrabandës të japë një mësim ballkanik. “Kur bëhet fjalë për krimin, ka shumë kontakte në mes të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Andry Sparkes, nënkryetari i misionit paqeruajtës të Bashkimit Evropian. “Ne duhet ta shohim këtë bashkëpunim në rritje, në vend që ta shohim si një fushë prej të cilës mund të përfitoj shoqëria”.

Komento: