Newcastle futet në garë për transferimin e Neymar

19:52 | 04 Maj 2023

Gjiganti anglez, Newcastle ka shprehur interesim për nënshkrimin e Neymar.

Braziliani është i lënduar që nga muaji mars.

Ndërkohë, Paris Saint-Germain dëshiron të largojë sulmuesin nga radhët e veta.

Newcastle është pranë sigurimit të Ligës së Kampionëve edicionin e ardhshëm dhe Neymar do të ishte ndihmë shumë e madhe për ta.

Komento: