Newcastle United ka bërë gati një ofertë të majme për mesfushorin e Milanit, Franck Kessie.
Pavarësisht se ishte starutes në pjesën me të madhe të sezonit, Kessie përballet me një të ardhme të pasigurt me kuqezinjtë.
Interesimi i Milanit për mesfushor të tjerë, si Sandro Tonali, Teun Koopmeiners dhe Florentino Luis ndër të tjera, që do të thotë Kessie duhet të mendojë për klub të ri, përcjell ORAinfo.
E interesim për të ka treguar Newcastle. Gjiganti nga Premier League pritet të jetë shumë i zënë në afatin e transferimeve të verës.
Kjo për shkak të pronësisë së tyre të re dhe ambicioze, e cila synon të bëjë investime të rëndësishme për të bërë ekip mbizotërues në Angli.
Mesfushori 23-vjeçar ka një vlerësim prej rreth 30 milionë euro dhe në rast të një oferte që konsiderohet e përshtatshme, ai është gati të largohet. /ORAinfo/