Newcastle United bëhet me trajner të ri, ja për kë bëhet fjalë

11:35 | 25 Qershor 2019

Newcastle United tashmë po bëhet me trajner të ri.

Claudio Ranieri mund të kthehet si trajner në Premierligë.

Claudio Ranieri është i interesuar për zëvendësimin e Rafael Benitez si menaxher i Neëcastle United.

“Sky Sports Neës” ka bërë të ditur se ish trajneri i Romës mund të rikthehet në Premierligë.

Ranieri i cili fitoi Premierligën me Leicester Cityn në sezonin 2015-16 është trajner i lirë pas largimit nga Roma në fund të edicionit të kaluar.

Ranieri është i gatshëm të kthehet në elitën e futbollit anglez pas një aventurë të pasuksesshme në Fulham, sezonin e kaluar.

Komento: