Nexhat Daci flet për herë të parë pas humbjes së djalit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nexhat Daci flet për herë të parë pas humbjes së djalit

14:52 | 31 Janar 2019

Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Kulturës përmes një letre ka falenderuar të gjithë personat për përkrahjen dhe ngushëllimet që i kanë uruar në këto kohë të vështira.

Në lëtër ai gjithashtu thotë që kjo ngjarje sado fatkeqe ka dëshmuar që populli jonë arrin të jetë i unifikuar në momente të vështira e vendimtare për shoqërinë dhe shtetin.

LETËR FALËNDERIMI

Me rastin e vdekjes së djalit tonë të vetëm, Arianit, si prind i tij dhe në emër të gjithë familjes Daci dua t’i falënderoj dhe shpreh mirënjohjen tonë të thellë të gjithë shqiptarëve për ngushëllimet dhe ndarjen e dhembjes me ne në momentet e vështira që i përjetuam. Në veçanti, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit shtetërorë nga pozita dhe opozita në Kosovë për vizitat dhe përkrahjen e tyre të gjithanshme, liderët e Shqipërisë, liderët shqiptarë nga Maqedonia dhe Mali i Zi, përfaqësuesit nga mërgata që vinin nga Evropa, Amerika dhe vendet e tjera, duke përfshirë Presidentin Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli, Kryeministrin Haradinaj, Kryetarin e LDK-së Mustafa, Kryetarin e Vetëvendosjes Kurti, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama, Akademik Tolen, Kryetarin e BDI-së Ahmeti, ministrin e Punëve të Jashtme Pacolli, kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Arta Rama-Hajrizi si dhe Zëvendëskryeministrin Gashi i cili në bashkëpunim, bashkërendim dhe duke gëzuar ndihmë të pakursyer nga Zyra e Kryeministrit Haradinaj u përkujdesën në të gjitha aspektet për mbarëvajtjen e ceremonisë mortore sipas Protokollit të Shtetit. Ne, gjithashtu, duam t’i falënderojmë përfaqësuesit nga vendet e huaja të cilët na ngushëlluan dhe ndanë dhembjen me ne, duke përfshirë Ambasadën britanike, franceze, suedeze, hungareze si dhe përfaqësuesit e vendeve tjera. Ishte një dhembje tejet e madhe për ne por njëkohësisht ishin edhe momente krenarie kur pranonim ngushëllime nga i gjithë populli pavarësisht nga përkatësia e tyre partiake, religjioze apo ndonjë përkatësi tjetër. Kjo është dëshmia më e mirë se ne ia arrijmë të jemi të unifikuar në momente të vështira dhe vendimtare për familjen por edhe për vendin.
Me respekt, Akademik Nexhat Daci, Kryetar i ASHAK-ut

Komento: