Ikona e muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha sot feston ditëlindjen e 86-të.
Ajo njihet si bilbili i Kosovës dhe është një nga këngëtarët më të respektuara në vend.
Nexhmije Pagarusha gjatë gjithë karrierës së saj i ka shërbyer me nder dhe dashuri atdheut përmes artit.
Me rastin e ditëlindjes ajo ka marrë shumë urime nga artistë dhe këngëtarë të shumtë, përcjell ORAinfo.
Një urim të veçantë për Nexhimije Pagarushan e ka bërë këngëtarja e njohur kosovare, Remzie Osmani.
“Diva e këngës shqipe Nexhmije Pagarusha ka ditëlindjen sot, nga zemra URIME paq shëndet e t’mirat e kësaj bote, u befsh 100 vjeçe”, ka qenë urimi i Remzies e cila këtij urimi ja ka bashkangjitur një foto ku shfaqet e veshur me veshje tradicionale kombëtare në krahët e këngëtares Pagarusha. /ORAinfo/