“Neymar afër transferimit në Real Madrid”

17:44 | 08 Gusht 2019

Mediat braziliane flasin se Neymar mund të transferohet në Real Madrid.

Ylli brazilian, Neymar, mund të rikthehet në La Liga, por te Real Madrid.

Në Brazil raportohet se negociatat mes PSG-së dhe Real Madridit janë në progres, duke u diskutuar një transferim i mundshëm i Neymar në ‘Santiago Bernabeu’.

Neymar do të preferonte një rikthim te Barcelona, por kjo gjë është e pamundur shkaku i raporteve jo të mira të skuadrave.

E vetmja rrugëdalje për t’u larguar nga PSG, duket të jetë Real Madrid.

Real Madrid po punon që në bisedime të përfshirë edhe Gareth Bale me Keylor Navas, pasi parisianët janë në kërkim të një portieri, pas largimit të Kevin Trapp dhe Gianluigi Buffon.

PSG po kërkon që në shkëmbim të përfshihet Luka Modric, por mesfushori nuk dëshiron largimin nga Real Madrid.

Komento: