Neymar apo Lautaro, Messi befason me përgjigjen e tij

19:44 | 23 April 2020

Barcelona është në kërkim të një sulmuesi të madh.

Lionel Messi preferon që Barcelona ta transferojë yllin brazilian Neymar në vend të Lautaro Martinezit të Interit, shkruan “Cadena Ser”.

Superylli argjentinas nuk ka shprehur dëshirën që klubi ta transferojë Lautaron, duke vlerësuar se transferimi i Neymarit nga Paris Saint-Germaini është më i nevojshëm.

Lautaro, që është bashkëlojtar i Messit te përfaqësuesja e Argjentinës, preferon vet t’i bashkohet Barcelonës e të luajë përkrah Messit edhe në nivel të klubeve.

Neymar ishte larguar nga Barcelona verën e vitit 2017, duke iu bashkuar Paris Saint-Germainit për një shumë rekorde prej 222 milionë euro. Barcelona tentoi të rikthente Neymarin verën e vitit të kaluar, por dështoi. Mirëpo, krerët e klubit katalunas mund të bëjnë përpjekje edhe këtë verë.

Komento: