Neymar apo Mbappe? Flet drejtori sportiv i PSG

19:35 | 10 Nëntor 2020

Neymar dhe Mbappe vazhdojnë të jenë dy ndër futbollistët më të përfolur.

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo, ka deklaruar se negocimi me Kylian Mbappe dhe Neymar për vazhdimin e kontratave nuk do të jetë i lehtë.

Kylian Mbappe shihet nga të gjithë si pasardhës i Karim Benzemas te Real Madrid, ndërsa Neymar, është lidhur gjithmonë me një rikthim te Barcelona.

“Ne kemi filluar negociatat me Neymar, Mbappe dhe Di Maria, madje edhe me Bernat dhe Draxler. Po flasim për mundësinë e vazhdimit të kontratave dhe ato do të intensifikohen në javët e ardhshme”, ka deklaruar Leonardo.

“Mos harroni, PSG ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë viteve të fundit, ne jemi në një situatë të komplikuar dhe nuk do të jetë e lehtë. Ne jemi në kontakte të drejtpërdrejta me Mbappe dhe Neymar”.

Përndryshe, në mediet spanjolle gjatë ditës është raportuar se Florentino Perez është i gatshëm të paguajë deri në 120 milionë euro për Mbappen.

Komento: