Neymar –Barcelona, ky është lajmi i fundit

09:14 | 12 Gusht 2019

Bisedimet midis Paris Saint-Germain dhe Barcelona për një marrëveshje për Neymar kanë ngecur.

PSG është e gatshme ta lërë brazilianin të largohet nga klubi këtë verë, por Barca beson se pala franceze është duke mos qenë serioze në negociatat e tyre, përcjell ORAinfo.

Pala Katalanase insiston gjithashtu që Nelson Semedo nuk do të përfshihet në asnjë marrëveshje për 27-vjeçarin, veçanërisht pasi ata besojnë se PSG nuk e vlerëson mjaftueshëm atë./ORAinfo/

Komento: