Neymar – Barcelona, lajm bombë nga Spanja

17:17 | 14 Gusht 2019

Neymar pritet të largohet nga PSG gjatë verës.

Barcelona është gjithnjë e më afër transferimit të Neymar.

Ylli i Paris Saint-Germain pritet të largohet nga klubi francez në ditët e fundit të këtij afati kalimtar të verës.

Reprezentuesi brazilian kërkohet nga ish skuadra e tij, Barcelona por edhe rivali i La Ligës, Real Madrid.

Mirëpo, e përditshmja sportive katalane “Sport” shkruan se Barcelona është gjithnjë e më optimiste për blerjen e tij, përcjell lajmi.

Neymar po ashtu thuhet se preferon rikthimin në Camp Nou para kalimit te ndonjë skuadër tjetër.

Komento: