Barcelona e do Neymarin, por nuk është në gjendje të ofrojë shumë para për të.
Gjatë gjithë verës është folur për të ardhmen e brazilianit Neymar.
Anëtari i PSG-së, sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Franca në këtë afat kalimtar, por ende nuk dihet se ku do të përfundoj.
Real Madrid dhe Barcelona kanë qenë dy skuadrat e interesuara për të. Ish skuadra e Neymarit, Barcelona ka bërë të ditur që dëshiron ta kthej sulmuesin në Camp Nou.
Megjithatë kataluansit kanë njoftuar PSG-në që nuk do të paguajnë qindra miliona euro për Neymar, por do të ofrojnë lojtarë në shkëmbim.