
Neymari, i dëshpëruar dhe i zemëruar që s’u kthye në Barcelonë.
Ylli brazilian, Neymari, nuk po arrin të kuptojë qëndrimin e Paris Saint-Germainit, që s’e shiti atë gjatë kësaj vere edhe pse ai e kërkoi një gjë të tillë.
Neymari reagoi i zemëruar kur e mori vesh se bisedimet e Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit për transferimin e brazilianin kishin rezultuar të pasuksesshme dhe ai mbeti në Paris të paktën deri në janar, shkruan Sport, transmeton Gazeta Express.
Gjatë afatit kalimtar të verës së ardhshme, Neymari mund të largohet nga Parc des Princes nëse ndonjë klub i paguan rreth 170 milionë euro për transferimin e tij.
Njerëz të afërt me Neymarin zbuluan se atij i ka humbur motivi, gjë që s’ka ndodhur kurrë më parë në karrierën e tij. Ai është ende ën befasi nga vendimi i pronarëve të PSG-së për ta bllokuar transferimin e tij në Barcelonë.
Zemërimi i Neymarit bëhet edhe më i madh për shkak se Barcelonë kishte bërë mjaft shumë oferta për klubin: 170 milionë euro, plus Ivan Rakiticin, Jean Clair Todibo dhe huazimi i Ousmane Dembeles.
E përditshmja spanjolle, Sport, shkruan se Neymari është i zhgënjyer dhe i zemëruar me klubin francez pasi që beson se synimi i vetëm i francezëve ishte ta ndëshkojnë futbollistin, pasi që Barcelona kishte bërë ofertë në vlerë mbi 200 milionë euro për brazilianin.
Përkundër që PSG-ja insistonte se Neymari ishte për shitje, në kontratën e tij nuk pati asnjë klauzolë për shkëputjen e kontratës që mund ta kishte liruar atë nga klubi dhe ta lironte të kthehej në Barcelonë.
Për më tepër, Neymari mendonte se e kishte bërë mjaftueshëm të qartë se nuk dëshiron të jetë më pjesë e PSG-së dhe ai është i vetëdijshëm se Barcelona kishte ofruar mjaft shumë për të dhe kjo e zemëron atë edhe më shumë.