Neymar – Barcelona, po arrihet marrëveshja e madhe

20:20 | 04 Gusht 2019

Duket se Barcelona do të vazhdojë edhe më tej me transferime.

Skuadra e Barcelonës duket se nuk ka mbyllur të gjitha hesapet në këtë merkato, edhe pas transferimit të Junior Firpo.

Transferimi i fundit i Barcelonës është mbrojtësi i majtë, Junior Firpo, i cili iu bashkua kampionëve të La Liga, duke u transferuar nga Real Betis.

Firpo i bashkohet emrave si Antoine Griezmann e Frenkie de Jong që erdhën gjatë kësaj vere, por këta emra duket se nuk janë të mjaftueshëm për presidentin e skuadrës, Josep Maria Bartomeu.

Bartomeu ka lënë gjithçka të hapur, duke nxitur shumë dyshime lidhur me transferimin e mundshëm të Neymar JR.

“Ne kemi një skuadër më të fortë, me më shumë potencial. Ka akoma disa javë të mbetura në merkato dhe mund të ketë afrime të reja” ka thënë Bartomeu.

“Sfida është që të vazhdojmë epokën më të mirë në historinë e Barcelonës. Ne kemi skuadër ambicioze, e cila udhëhiqet nga lojtari më i mirë në histori, Leo Messi” ishin fjalët e presidentit të katalanëve.

Neymar JR është emri që është lidhur me një rikthim në ‘Camp Nou’, dhe dera për të duket se vazhdon të jetë e hapur.

Komento: