Neymar – Barcelona, sapo erdhi lajmi i papritur

19:38 | 07 Gusht 2019

Po vazhdon të përflitet për një kalim të mundshëm të Neymarit tek Barcelona.

Kthimi i mundshëm i Neymar në Barcelona do të varet nga Philippe Coutinho pasi yllit të Paris Saint-Germain i është dhënë drita e gjelbërt për t’u rikthyer në ish-klubin e tij nëse kampionët spanjollë mund të gjejnë një mënyrë për ta larguar ish-lojtarin e Liverpool.

Disa burime i kanë thënë Goalit se Paris Saint-Germain është i hapur për të huazuar Neymar për katalanasit me një detyrim për ta blerë në sezonin e ardhshëm.

Transferimi, sidoqoftë, varet nga Coutinho nese pranon një huazim te Tottenham, me ekipin e vetëm nga Premierliga që do mund ta përballonte pagën e brazilianit.

Me pak fjalë, Barca duhet ta shesë Coutinhon në mënyrë që të jetë në gjendje të përputhet me pagën e Neymar, ndërsa gjithashtu të shmangin Fair Play-Financiar. Për më tepër, Tottenhamit i është thënë se ata duhet të paguajnë 30 milionë euro për huazimin e tij.

Megjithatë, mbyllja e merkatos në Angli të enjten, 8 gusht në orën 18:00 vështirëson gjërat.

Pavarësisht se PSG fillimisht nuk dëshironte ta shiste Neymarin te Barca, ata tani kanë arritur një marrëveshje – por gjërat varen nëse Coutinho shkon në Londër apo jo.

Nëse marrëveshja do të arrihej, 27-vjeçari do të kishte me një pagë të ngjashme me kapitenin e Spurs, Harry Kane, i cili thuhet se merr 200 mijë funte në javë.

Komento: