
Neymar ka ngjallur shumë spekulime me postimin e fundit.
Neymar nuk ka thënë asgjë publikisht që kur u lidh me një largim nga Paris Saint-Germain, që u mbajt top-sekret nga ai.
Ai nuk i ka mohuar raportet se dëshiron të largohet dhe për herë të parë, ai ka postuar në Instagram një mesazh, i frymëzuar nga Bob Marley.
“Problemi është se kur je i vërtetë, ata të urrejnë dhe kur je i rremë, ata të duan”, shkroi ai në rrjetin social, transmeton lajmi.
Braziliani është duke pritur të shohë se çfarë do ndodh me të ardhmen e tij.
Dukej sikur Barcelona do të bënte presion për nënshkrimin e tij por ata humbën terren me marrëveshjen e Coutinhos te Bayern. Real Madrid mbetet i interesuar dhe Juventus gjithashtu hyri në skenë kohët e fundit.
Një marrëveshje huazimi është përmendur me PSG duke hapur derën e këtij eventualiteti.
Ndërkohë, Thomas Tuchel thotë se Neymar nuk mund të largohet pa një zëvendësim adekuat.