Neymar – Brazil, ndodh e papritura

14:11 | 13 Nëntor 2020

I lënduari Neymar lirohet nga ekipi kombëtar i Brazilit.

Kombëtarja e Brazilit ka konfirmuar se Neymar është liruar nga ekipi shkaku i një lëndimi, me yllin e PSG-së që pritet të mungojë në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës ndaj Venezuelës dhe Uruguait.

Te Brazili ishin të vetëdijshëm se një dhimbje në këmbë do t’i pamundësonte Neymarin paraqitjen në ndeshjen e parë.

Megjithatë Neymar u thirr, me shpresën se do të ishte në gjendje të plotë fizike për të qenë i gatshëm për ndeshjen derbi ndaj Uruguait.

“Ai u përmirësua, por jo aq sa të ishte gati për ndeshjen e së martës kundër Uruguait. Andaj u vendos për lirimin e tij”, thuhet në njoftim.

Komento: