Neymar dëshiron që prapë të luaj në të njëjtin ekip me Messin! – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Neymar dëshiron që prapë të luaj në të njëjtin ekip me Messin!

08:33 | 03 Dhjetor 2020

Dëshira e Neymar: Dua të luaj me Messin përsëri.

Ylli i PSG, Neymar, ka thënë se dëshiron të luajë me ish bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, sezonin tjetër.

Neymar dhe Messi kanë luajtur së bashku te Barcelona për katër sezone, mes viteve 2013 – 2017.

Së bashku me Luis Suarezin dhe Messin, Neymar kishte formuar një prej tresheve më të mira që ka parë ndonjëherë futbolli.

“Ajo çfarë dua është që të luaj me Messin përsëri”, ka deklaruar Neymar, përcjell lajmi.

“Sigurisht që ne duhet të luajmë së bashku vitin e ardhshëm”.

Komento: