Neymar dëshiron të luajë për këtë skuadër

19:32 | 23 Korrik 2022

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Neymar ka thënë se është i vendosur të qëndrojë me kampionët francezë këtë verë, mes spekulimeve të fundit rreth të ardhmes së tij.

Reprezentuesi brazilian ka fituar katër tituj të Ligue 1 gjatë kohës së tij në kryeqytetin francez, por klubi është ende në pritje për të ngritur Ligën e Kampionëve, përcjell ORAinfo.

Skuadra e Ligue 1 gjithashtu besohet se është bërë gjithnjë e më e frustruar me sjelljen e Neymar jashtë fushës dhe ai është lidhur me një lëvizje në Premier League këtë verë.

Chelsea dhe Manchester City janë ndër klubet që vlerësohen me interes për amerikano-jugorin, por ai ka shprehur dëshirën të vazhdojë të përfaqësojë gjigantët e kryeqytetit./ORAinfo/

Komento: