Neymar dhe dy bashkëlojtarët e tij infektohen me koronavirus

17:38 | 02 September 2020

Pas testimit pozitiv në testin për Covid-19, Neymar do ta humb këtë ndeshje të rëndësishme.

Sipas raportimeve të fundit në media, thuhet se Neyma, Di Maria dhe Parades janë infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe vet klubi i PSG-së se tre futbollistë të tyre kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, por nuk ka bërë të ditur emrat e tyre.

Kështu, në media franceze thuhet se Neymar, Di Maria dhe Parades ishin së bashku në pushime në Ibiza, ku edhe mendohet të jenë infektuar.

Pra, treshja e futbollistëve të lartpërmendur do ta humbin ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligue 1 kundër Lens më 10 shtator, pasi veçse kanë filluar karantinimin.

Komento: