Neymar e humb Kupën e Amerikës

09:01 | 06 Qershor 2019

Raportimet e përhapura një ditë më parë se Neymar do të mungojë në Kupën e Amerikës, tashmë janë konfirmuar.

Federata e Futbollit të Brazilit ka konfirmuar se Neymar nuk do të luajë në turne, përcjell lajmi.

Neymar do të mungojë shkaku i një lëndimi në ligamentin e kyçit të djathtë.

Brazil është organizator i Kupës së Amerikës, që fillon më 14 qershor.

Ndeshja e parë e Brazilit do të jetë ajo kundër Bolivisë.

Komento: