Neymar e shokon Barcelonën me fanellen e re

13:19 | 08 Gusht 2019

Neymar nuk pritet të rikthehet në Barcelonë.

Real Madrid i ka vënë syrin yllit të Paris Saint-Germain Neymar, me klubin spanjoll të gatshëm të ofrojë 100 milionë euro plus shpërblime të tjera si ofertë fillestare.

Një rikthim i mundshëm te Barcelona tani duket se është i pamundur, me Philippe Coutinhon që refuzoi mundësinë për t’u huazuar te Tottenham.

Barca është përpjekur në mënyrë aktive të mbledhin fonde përmes shitjeve të lojtarëve dhe të zvogëlojnë pagat e lojtarëve në mënyrë që të qëndrojnë brenda parametrave të Fair Play-Financiar, pasi shpresuan të rikthejnë yllin e dëshiruar në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.

Coutinho i është ofruar ‘Gjelave’ si huazim në mënyrë që ata t’i paguajnë pagën brazilianit dhe Barcelona të ketë financa të mjaftueshme për të mbuluar shpenzimet mbi Neymar.

‘Blaugranasit’ madje kishin marrë sinjale pozitive nga PSG për ta huazuar një sezon 27-vjeçarin me detyrim blerje verën tjetër.

Ndërkohë, Floretinho Perez po bën gjithçka që ta bind Neymar të transferohet në ‘Bernabeu’.

Komento: