“Një ditë do të kthehem” / Neymar gëzon tifozët e Santosit.
Neymar aktualisht ndodhet në Brazil, ku po rikuperohet nga dëmtimi i kyçit të këmbës dhe shfrytëzoi rastin për të ndjekur ndeshjen e Copa Sudamericana që përfundoi 0-0 midis Santos dhe Audax Italiano.
Për këtë rast, sulmuesi i Paris Saint-Germain veshi një fanellë të ish-skuadrës e tij, ndërsa tha për mediet vendase se një ditë do të kthehet aty ku nisi gjithçka.
“Një ditë do të kthehem. Do të kthehem së shpejti. Ndihem si në shtëpinë time këtu dhe është shumë bukur të jesh aty pas 10 vitesh. Për fat të keq sot morën një barazim, doja që Santos të fitonte dhe erdha këtu për t’i mbështetur ata dhe për të marrë dashurinë e tifozëve. Ky klub më ka dhënë gjithçka, më ka hapur dyert dhe e ndjej si familjen time, më zbuloi botën”-deklaroi Neymar.