Neymar goditi një tifoz e për këtë ka reaguar Thomas Tuchel.
Ai ka kritikuar Neymar Juniorin që shtyu tifozin. Ai mendon se braziliani ka gabuar dhe e ka paralajmëruar që “të tregojë më shumë respekt”.
Ylli i Paris Saint-Germain, Neymar e humbi toruan pas humbjes së skuadrës së tij në finale të Kupës së Francës ndaj Stade Rennais të shtunën.
Ai e goditi një tifoz në tribunë derisa po ngjitej shkallëve për ta marrë medaljen e finalistit.
Por, duket se i gjithë faji ishte i fansit. Ai ofendoi një nga një lojtarët e PSG-së dhe Neymarit iu drejtua “mësohu të luash futboll”, çka edhe e shtyri që të reagojë 27-vjeçarin.
Sido që të jetë, për Thomas Tuchel s’ka arsyetime, Neymari nuk është dashur ta bëjë atë veprim.
“Nuk është e mundshme të bëhet ajo gjë. Nuk e pash, më vonë më treguan të gjithë. Duhet të tregojmë më shumë respekt, nuk mund të hyjmë në diskutime me një tifoz”, tha Tuchel.